ACCESSIBILITA'



questo sito e' conforme alla legge 4/2004

RSS di Ultima Ora - ANSA.it

Notizie non disponibili

Corso di lingua albanese - Università di Prishtina

 

SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE
FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
  FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Tiranë,  
 
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. 
Seminari ka zhvilluar gjithsej njëzet e nëntë sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari vepron sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
SEMINARI XXX DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 15 gusht – 27 gusht 2011
Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 14 gusht 2011. Hapja solemne e Seminarit XXX, më 15 gusht 2011 në orën 11:00.
Programi bazë i Seminarit XXX:
1.      Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2.      Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3.      Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4.      Referime shkencore;
5.      Ligjërata të përgjithshme;
6.      Tryezë e rrumbullakët;
7.      Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;
 
SESIONI SHKENCOR (26 – 27 gusht 2011)
·       
·       
 
PARAQITJA DHE REGJISTRIMI

 
Mbiemri e emri .......................................................................................................
Datëlindja, vendlindja ............................................................................................
Seksi .......................................................................................................................
Profesioni …............................................................................................................
Kombësia.................................................................................................................
Vendi (shteti) ..........................................................................................................
Adresa e saktë …….................................................................................................
Cilin kurs të shqipes do të ndiqni.............................................................................
A do të paraqitni kumtesë ose referim shkencor?  
Tema ..........................................….........................................................................
 

 
Drejtoria e Seminarit do t’i mbulojë shpenzimet e vendosjes dhe të ekskursioneve eventuale në Kosovë. Shpenzimet e rrugës për Prishtinë dhe e kundërta i heqin vetë pjesëmarrësit. Paraqitja për të marrë pjesë në Seminarin XXX duhet të arrijë në Drejtori të Seminarit deri më 10 korrik 2011 në një prej adresave të sipërshënuara.
 
Drejtoria e Seminarit

Comune di San Benedetto Ullano (CS)

Via Agesilao Milano,1 - 87040 

Tel. 0984/935003 - Fax 0984/935270

P. IVA 00520700782

HTML 4.01 Valid CSS
Pagina caricata in : 0.237 secondi
Powered by Asmenet Calabria